Njoftojm opinonin e gjërë se “Shtepia e Kulturës” në Sllatinë nuk është në pronësi dhe në menaxhimin e Komunës, por është pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, insitucion ky që mbikqyret nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Lajmet për zjarrin që e ka kapluar të ashtuquajturën “Shtepi e Kulturës në Sllatinë” ju shërbejn vetem atyre që kanë qëllime të caktura ndaj këtij objekti në fjalë.
Tërheqim vëmendjen ndaj atyre që bëjnë lajme të tilla që të kenë kujdesë në raportime dhe mos të dezinformojn opinonin me informata të rreme përndryshe do të ballafaqohen me ligjin.