Sot Besnik Osmani, nënkryetar i komunës dhe Ardit Sekiraqa, drejtor për shërbimet publike kanë zhvilluar një takim për të shprehur mirënjohjen e thellë për punën e zjarrfikësve të cilët me guximin, profesionalizmin dhe përkushtimin kujdesen në mbrojtjen e jetës dhe pronës.
Me këtë rast, komuna ka pajisur ekipin e zjarrfikësve nga Fushë Kosova me veshmbathje taktike kundër zjarrit me të cilat jeta dhe shëndeti i heronjve tanë do të jetë më e sigurt.
Gjatë takimit janë diskutuar kushtet dhe kapacitetet e këtij shërbimi të cilat janë në shpërputhje me nevojat që ka Komuna e Fushë Kosovës.
Zjarrfikësit janë informuar edhe për kapacitetet e reja të cilat së shpejti do të fillojnë të ndërtohen ne fshatin Pomozotin.