Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Organizatën ‘Qatar Charity’ me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit ka shpërndarë 700 pako me gjëra ushqimore për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës, kryesisht familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.
Me këtë rast falënderojmë Organizatën ‘Qatar Charity’ për ndihmat e dhuruara për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.