Fushë-Kosova ishte organizatore e Turnirit në Futboll për të Verbër.
Për herë të parë në Kosovë organizohet në Fushë-Kosovë turniri në futboll për të verbrit.
Turniri zgjoi një interesim të jashtëzakonshëm dhe tërhoqi vëmendjen e shumë spektatorëve që kishin ardhur për ta përcjellë këtë ngjarje shumë interesante dhe të pa zakontë sepse edhe lojërat zhvilloheshin me një top të pazakontë. Ndeshjet u drejtuan nga një gjyqtar dhe koordinator i të verbërve. Drejtoria për Kulture Rini dhe Sport e komunës së Fushë-Kosovës ndau për të gjitha ekipet, bluza sportive.