Shpërndahen thëngjilli dhe drutë për të gjitha institucionet arsimore në komunën e Fushë-Kosovës.
Janë gjithsej 600 ton thëngjill dhe 600 m3 dru që po shpërndahen nëpër shkollat e komunës sonë.
Po ashtu është duke u rinovuar Shkolla Fillore “Lismiri “ në Lismir, është duke u bërë ndërrimi i të gjitha dritareve të shkollës, rregullimi i nyjave sanitare dhe fasadimi i jashtëm i objektit të shkollës. Punimet po bëhen vetëm ditëve të shtuna dhe të diela, për të mos u penguar procesi mësimor.