Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës së Fushë Kosovës u mbajt Seanca Solemne në nderim të Epopesë së UÇK-së, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë.
Këto ditë përkujtojnë sakrificën dhe heroizmin e familjes Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, si dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, të cilët me qëndresën dhe flijimin e tyre u bënë simbol i lirisë dhe i luftës për çlirimin e Kosovës.
Në këtë seancë u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe e respektit për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot.
Epopeja e UÇK-së mbetet frymëzim i përhershëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm në rrugën drejt forcimit të shtetit dhe zhvillimit të vendit.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit.