Komuna e Fushë Kosovës, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Action for Mothers and Children (AMC), ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e programit “Klasat për Nëna”, me synim fuqizimin e prindërve përmes edukimit shëndetësor.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, u zbulua edhe një mural simbolik, i cili promovon dashurinë, kujdesin dhe rëndësinë e shëndetit të nënës dhe fëmijës.