Po finalizohen punimet në rrugën e re që do të krijojë një qasje më të lehtë dhe më të shpejtë nga rruga kryesore drejt Parkut Rekreativ “Pishat” në Sllatinë.
Nga afër e përcolli ecurinë e punimeve edhe Drejtori i Infrastrukturës, Arianit Tërmkolli, duke u siguruar që punimet të zhvillohen sipas standardeve dhe dinamikës së paraparë.
Kjo ndërhyrje synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore, të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të rrisë qasjen në një nga hapësirat më të frekuentuara rekreative të komunës.
Komuna e Fushë Kosovës vazhdon të investojë në projekte që përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët.