Komuna e Fushë-Kosovës, ka përfunduar me sukses projektin me titull: “Rregullimi i sistemit të ujitjes dhe shtratit të lumit Drenicë’ në fshatin Graboc i Poshtm me gjatësi 2100 m, si dhe ndërmjet fshatrave Bardh i Vogël – Vragoli me gjatësi 4500 m.
Punët e kryera gjatë realizimit të projektit janë:
Pastrimi i terrenit nga barishtet dhe drunjtë e ndryshëm;
Shenjëzimi i trasesë së lumit dhe incizimi gjeodezik;
Gërmimi dhe largimi i dheut;
Mbushja e hapësirave me dhe;
Rregullimi i skarpateve në brezin e lumit;
Ekzekutimi i punës profesionale; etj.