Rezultatet e dhëna nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë konfirmuar se kandidati për kryetar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Burim Berisha, është zgjedhur kryetar në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Në një prononcim drejtuar gjithë qytetarëve të Fushë-Kosovës z.Burim Berisha falënderoi ata për besimin e dhënë duke u zotuar se do të vazhdojë rrugën drejtë zhvillimit dhe prosperimit të Komunës së Fushë-Kosovës.