Ka filluar rivendosja e kontejnerëve të rinj në Parkun e Pishave në Sllatinë. Kjo po bëhet pasi një numër i madh i tyre janë dëmtuar nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Ne do të përpiqemi në vazhdimësi që Parku i Pishave të jetë në shërbim të plotë të qytetarëve me gjithë infrastrukturën përcjellëse, andaj kërkojmë nga qytetarët që t’i ruajnë të gjitha pajisjet dhe kontejnerët që janë vendosë në këtë kompleks atraktiv.