Renovimi i Qendrës ishte i nevojshëm për të plotësuar nevojat dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore në kujdesin parësor për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.
Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha tha se ky objekt në aspektin infrastrukturor i plotëson të gjitha kushtet sipas të gjitha standardeve, ndërsa profesionistët shëndetësorë ju mbetët të kujdesen për ofrimin e shërbimeve sa më të mira dhe më të shpejta në këtë QKMF.