Në vazhdën e projekteve për renovimin e shkollave të Komunës së Fushë-Kosovës, këtë vit shkollor 2013/14, investuar nga Këshilli Evropian, shkollat “Selman Riza” në Fushë-Kosovë dhe “Bajram Curri” në Sllatinë të Madhe janë fituese të projektit në fjalë .
Punët në shkolla kanë filluar më 25 qershor 2013 dhe sipas punëkryesit GE.GO.P. SPA -ROME, pritet që punimet të përfundojnë më 31.08.2013.
Në kuadër të këtij projekti në të dy shkollat kryhen këto punë: izolimi me stiropor dhe fasadimi i jashtëm, rregullimi i rrjetit elektrik, korrigjimi i nyjave sanitare, rregullimi i sistemit të ujit, rregullimi i ngrohjes qendrore, ngjyrosja e brendshme e objektit, korrigjimi i dyshemesë, korrigjimi-izolimi i kulmit si dhe ndërrimi i dritareve në SH.M.U”Bajram Curri” ne Sllatinë të Madhe.