Kryetari I Komunës së Fushë Kosovës z.Burim Berisha dhe nënkryetari I komunës z.Besnik Osmani pritën në një takim solemn të organizuar nga Komuna e Fushë Kosovës Kryeshefin Ekzekutiv të ASK z.Avni Kastrati në prani të të gjithë regjistruesve, mbikqyrësve dhe Komisionin Komunal për regjistrimin e popullsisë që bënë një punë të shkëlqyer dhe për dedikimin që kanë pasur që projekti i regjistrimit të kryhet me sukses të plotë.
Me këtë rast një falënderim shkon për të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare e politike që kanë promovuar rëndësinë e regjistrimit të popullsisë.
Për të respektuar proceduat e mëtejme që kanë të bëjnë me verifikimin e saktësisë së të dhënave ne nuk do të publikojmë numrin e qytetarëve, por jemi të kënaqur që dyfishimi I popullsisë brenda një dekade është bëre realitet.