Pas një periudhe të gjatë me probleme të vazhdueshme në rrugën magjistrale “Nënë Tereza”, sot është realizuar hapja dhe sanimi i kanalizimit i cili kishte qenë i bllokuar.
Ekipet përgjegjëse kanë intervenuar në teren për të rikthyer funksionalitetin e plotë të kanalizimit dhe për të parandaluar problemet që janë paraqitur si pasojë e bllokimit.
Në teren nga afër ka përcjellur punimet edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, i cili theksoi se angazhimi për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për qytetarët do të vazhdojë pa ndalur.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar që përmes investimeve dhe intervenimeve konkrete të adresojë problemet infrastrukturore në çdo lagje e rrugë të qytetit, me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt dhe më funksional për të gjithë qytetarët.