Ka përfunduar me sukses faza e parë e dezinsektimit në hapësirat e jashtme në territorin e Komunës së Fushë Kosovës, një aktivitet i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit publik dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve.
Falënderojmë të gjithë qytetarët për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe kujdesin e treguar gjatë realizimit të këtij procesi. Kontributi dhe ndërgjegjësimi i secilit është i rëndësishëm për të siguruar një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë.
Nga afër realizimin e aktiviteteve në terren e përcolli edhe Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Mirsad Qyqalla, i cili u informua për ecurinë e punimeve dhe rëndësinë e vazhdimit të masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve.