Me dt. 10.10.2019 në SHFMU “Zejnel Salihu” Bardh i Madh, gjatë orës së mësimit, papritmas ka rrëshqit dritarja ku bie në bangen e përafërt që ishin të ulur dy nxënësit, me ç’rast lëndohen lehtë në kokë. Drejtori i shkollës menjëherë i dërgon në ambulancën e fshatit dhe pastaj në Emergjencë në Prishtinë. Pas inqizimeve doktori konstaton se lëndimet nuk janë serioze, nuk ka gjakderdhje e as rrezik serioz për shëndetin e tyre. Sipas drejtorit të shkollës dritarja ka qenë e mbyllur dhe kjo ka ndodhë nga amortizimi apo kyqja jo e duhur nga mekanizmi i dritareve. Kjo është e gjitha e vërteta reth ketij rasti.
Demantojmë dhe hedhim poshtë deklaratat e Kryetarit të Degës së PDK-së në Fushë-Kosovë gjoja se kjo ka ndodhë për shkak të rrëzimit të armaturave të skeleve nga renovimi i shkollës! Absolutisht kjo nuk është e vërtetë, kjo është trillim i kryetarit të Degës së PDK-së që e bënë me qëllim për të dezinformuar opinionin dhe qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.
Islam Shabani
Drejtor Komunal i Arsimit në Fushë-Kosovë