Grupi i fëmijëve të AKV “Zëri i Kosovës” me paraqitjen e tij la mbresë në qytetin e Fushë-Arrëzit në Festivalin Mbarëkombëtar të Instrumentistëve të Vegjël.
Edicioni i 12-të i këtij Festivali grumbulloi fëmijë nga të gjitha trevat shqipfolëse të cilët shpalosën vlerat e tyre nëpërmjet prezantimeve.
Ansambli ynë ishte në qendër të vëmendjes, si për nga prezantimi, ashtu edhe për lojën e bukur që shfaqën këta fëmijë para një numri të madh të pranishmëve
Prezent në Festival, përveç shumë shikuesve, mediave dhe mysafirëve, ishin edhe Zëvendësministrja e shtetit për Kulturë znj: Mimoza Hysa dhe Kryetari i Bashkisë, z. Alfred Qafa.