Në një takim pune qëndroi sot në zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, z. Nehat Idrizi – Kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tij z. Muhamet Kurtishaj – Sekretar i Këshillit Gjyqësor dhe ing. Sami Haziri.
Takimi u zhvillua në frymën e mirëkuptimit dhe zotimit të përbashkët për hapat fillestarë që do të ndërmerren rreth ndërtimit të objektit të ri të gjykatës e cila do të shërbejë për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës dhe të Obiliqit.
Ky projekt pritet që shumë shpejt të hyjë në procedurat e realizimit, gjë që sipas deklaratave të z. Berisha dhe të z. Idrizi, është në dobi dhe interes të Komunës dhe qytetarëve të Fushë-Kosovës.