Në rrugën “Ymer Sfarqa” afër urës për në fshatin Lismir, është eliminuar edhe një deponi e egër. Komuna së bashku me KRM “Pastrimi” po bëjnë të pa mundurën që askund në Fushë-Kosovë të mos ketë deponi me mbeturina.
Luten qytetarët që mos ti largojnë kontejnerët nga pikat ku i ka caktuar komuna sepse aty është vendi i duhur për vendosjen e mbeturinave dhe jo ato të hudhen vend e pa vend.
Nëse bashkë kujdesemi për ambientin atëherë edhe shëndetin e kemi më të mirë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj.