Në takimin e mbajtur më datë 27.11.2018 u shqyrtuan dy raste të fëmijëve me rrezik të mesëm, me këtë rast u ofruan këto shërbime:
- Vizitë në familje
- Këshillim psiko-social
- Monitorim
- Vëzhgim
OJQ-të ofruan këto shërbime:
- Ndihmë direkte (Terre des Hommes)
- Fuqizim në familje dhe barna sipas nevojës
Njësiti Regjional i Kosovës ofroi, bashkëpunim, përcjellje dhe monitorimin e rasteve në regjionin e Prishtinës.
Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge do të vazhdojë edhe gjatë muajit nëntor.