Drejtoria e Shëndetësisë në Fushë-Kosovë, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës së Fushë Kosovës. Së fundi është investuar në blerjen e një autoambulance të re të pajisur me teknologjinë më moderne si dhe një autoveturë për transport të pacientëve që janë me hemodializ dhe për nevoja të tjera të QKMF-së.
Ky investim do të përmirësojë reagimin tonë në raste të emergjencave shëndetësore dhe do të sigurojë kujdes më të mirë për komunitetin në përgjithësi.