Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon me punë intensive në terren, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Sot janë ndërmarrë punime në rrugën Sllatinë – Bardh i Madh për pastrimin e trotuarit përgjatë këtij segmenti. Po ashtu, është realizuar rregullimi i asfaltit në rrugën Fushë Kosovë – Bardh i Madh, konkretisht në fshatin Kuzmin.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, pjesë e punimeve kanë qenë edhe vendosja dhe rregullimi i fushave sportive të basketbollit.
Në terren për të përcjellë nga afër punimet ka qenë edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku.
Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me përkushtim për krijimin e kushteve sa më të mira.