Ka filluar projekti për vendosjen e tabelave për emërtimin e rrugëve, në shtylla, në zonën urbane dhe rurale të Komunës së Fushë-Kosovës. Në muajin nëntor projekti do të realizohet në zonën urbane ndërsa në muajin dhjetor në zonën rurale.
Ky projekt do të jetë shumë i dobishëm për qytetarët dhe për bizneset sepse mënyra e gjetjes së një lokacioni të caktuar do të jetë shumë më e lehtë.
Përveç kësaj, me shumë lehtësi të gjithë qytetarët mund të marrin informata dhe të orientohen për numrat e shtëpive dhe emrat e rrugëve në adresën: http://geoportal.rks-gov.net/