Projekti për restaurimin e Kalasë së Harilaçit është duke u zhvilluar në fazën përfundimtare për këtë vit. Punët në teren po i kryen Muzeu i Kosovës me sukses të jashtëzakonshëm. Restaurimi (konzervimi) i objekteve të zbuluara me parë po merr një pamje shumë të bukur që edhe për vizitorë do të jetë një atraksion i veçantë.
Projekti financohet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Fushë-Kosovës në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës.