Komuna e Fushë-Kosovës ka filluar projektin për ndërtimin e mbikalimeve që është kërkuar një kohë të gjatë nga qytetarët.
Komuna e Fushë-Kosovës i ka dërguar disa herë kërkesat e saj në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës për t’i ndërtuar dy mbikalime në rrugën magjistrale Fushë-Kosovë – Prishtinë, dhe në një pikë shumë te ndjeshme vendosjen e semaforëve, mirëpo të gjitha kërkesat tona kanë hasur në veshë të shurdhër.
Së fundmi, ne si Komunë në bashkëpunim me CDF-në dhe BANKËN BOTËRORE kemi vendosur ta ndërtojmë këtë mbikalim që është më se i nevojshëm për qytetarët tanë që të mos rrezikohet jeta e tyre më tutje.
Mbikalimi i dytë do të ndërtohet tek çerdhja e qytetit, ky mbikalim përfundimisht do ta eliminoj rrezikun për të gjithë qytetarët që deri më tani kanë qenë në rrezik të vazhdueshëm.
Përveç këtyre mbikalimeve, ne me ngulm do të kërkojmë nga Ministria e Infrastrukturës që në fshatin Miradi e Ulët të vendosen semaforët në mënyrë që të mos rrezikohet deri në pafundësi jeta e qytetarëve tanë.