Donatori i SIDA-së i dorëzon raportin Komunave për dinamikën e projekteve.
Me datën 22.10.2012 në vendin ku është duke u realizuar projekti “Rregullimi i lumit Drenica dhe ndërtimi i gropës septike F-I“ kanë monitoruar punën përfaqësuesit e SIDA-së z.Johan Holmberg, menaxheri i projektit ne REC- z.Abdulla Nishori, mbikëqyrësi i projektit z.Skender Bublaku dhe koordinatori nga Komuna e Fushë-Kosovës, z.Adnan Bullatovci.
Me datë 05.12.2012 kemi marr raportin e vlerësimit. Vlerësimet e këtij raporti janë pozitive si në përzgjedhjen e projektit ashtu edhe për adresimin e problemeve prioritare mjedisore në komunën tonë. Gjithashtu dinamika dhe cilësia e realizimit të projektit është mjaft mirë e vlerësuar nga monitoruesit.
Donatori ka bërë edhe rangim të projekteve në adresim dhe zgjedhjen e problemeve mjedisore dhe bashkëpunimi i komunave me projektin. Sipas këtij rangimi projekti i Fushë-Kosovës është vlerësuar si i shkëlqyeshëm nga të cilët përfitojnë qytetaret.