Ka filluar projekti për asfaltimin e rrugës Pomozotin-Kuzmin e cila do të jetë e gjatë rreth 2 km. Ky projekt parashihet të përfundohet brenda 40 ditëve ndërsa Komuna e Fushë-Kosovës ka ndarë nga buxheti i saj 100,000.00 €.
Komuna e Fushë-Kosovës e falënderon edhe MAPL (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal) respektivisht ministrin Sllobodan Petrovic për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti.