Në komunën e Fushë-Kosovës, në qytet dhe fshatra, janë duke u realizuar disa projekte me rëndësi, si:
– Renovimi i shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Henc dhe Harilaç;
– Rregullimi i fushave të sportit në fshatin Lismir dhe në fshatin Henc si dhe rrethoja e fushës së sportit në fshatin Miradi e Poshtme;
– Sinjalizimi vertikal dhe horizontal në komunën e Fushë-Kosovës;
– Furnizimi me makina mjelëse për nevoja të fermerëve të komunës së Fushë-Kosovës.