Komuna e Fushë-Kosovës, në vazhdën e realizimit të projekteve në fushën e Trashëgimisë Kulturore, është duke punuar në realizimin vizual tredimensional (3D) të mbetjeve arkeologjike në Kalanë e Harilaçit.
Projekti ka si qëllim realizimin tredimensional të të gjitha strukturave arkitektonike në kala, të zbuluara veç e veç, si dhe një pamje të përgjithshme të kalasë shikuar nga perspektiva të ndryshme. Projekti do të realizohet nga ekspert vendor dhe ndërkombëtarë të fushave përkatëse. Kalaja e Harilaçit, e zbuluar në vitin 2005, me përkrahjen financiare kryesisht të Komunës së Fushë-Kosovës, bazuar në rezultatet e deritanishme arkeologjike paraqet pikën me të rëndësishme dhe unikate të kësaj periudhe në Ballkan. Si e tillë është ndër margaritarët më të rëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.