Kryetari i Komunës z.Burim Berisha priti në një takim z. Xhevdet Gashi koordinator për Zvicër i Shoqatës Humanitare “NORA” dhe znj.Bleona Rama koordinatore për Kosovë.
Në këtë takim u bisedua rreth projektit për ndërtimin e qendrës për fëmijët me nevoja te veçanta, me ngecje dhe probleme fizike.
Kryetari Berisha mbështeti këtë ide dhe premtoi çfarëdo ndihme që kërkohet nga ana e Komunës.