Kryetari Berisha priti në një takim të veçantë z.Skenderbeg Klaiqin, kryetar i Shoqatës Kulturore Gjermano-Shqiptare “SCANDERBEG” dhe Kryetar i Bashkësisë Shqiptare për Baden Wurttemberg, i cili e informoi për organizimin e shqiptarëve në Gjermani me theks të veçantë në Frejburg.
Z.Klaiqi e falënderoi kryetarin Berisha për performancën e shkëlqyer të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova, i cili për nder të 28 Nëntorit shfaqi një program të pasur kulturo-argëtues para bashkatdhetarëve të shumtë në Frejburg. Përveç aktiviteteve kulturore temë tjetër e këtij takimi ishte edhe mundësia e investimeve në komunën e Fushë-Kosovës, ku kryetari Berisha i ofroi mbështetje duke garantuar për bashkëpunim dhe përkrahje për çfarëdo investimi që është në të mirë të qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës. Z.Skenderbeg Klaiqi është edhe shpikës i disa qelizave energjetike që konvertojnë energjinë në energji elektrike.