Për një vizitë punë në Komunën e Fushë-Kosovës qëndroi sot z. Pompeo Tria – President i Kompanisë “Step Impianti” nga Trishta.
Fillimisht ata u informuan për rrjedhat dhe zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Fushë-Kosovës.
Mysafiri nga Triesta shprehu mirënjohjen e tij për pritjen dhe informatat që mori për Fushë-Kosovën duke u ndalur te projekti që z. Tria ofroi për qytetin e Fushë-Kosovës. Në bisedë e sipër ai u ndal te fokusi i këtij projekti i cili ka për qëllim rritjen e jetueshmërisë dhe atraktivitetin e Fushë-Kosovës, duke finalizuar zhvillimin ekonomik të këtij qyteti, i pasur me një histori e traditë të gjatë që ka karakterizuar ambientin dhe zhvillimin. Z. Tria më tutje tha se: ‘kemi menduar të përqendrojmë vëmendjen tonë tek dukshmëria, me qëllim që të ekzaltojë bukurinë e këtij qyteti e ta bëjmë akoma më tërheqës për turizmin internacional dhe lokal’.
Kryetari Berisha nga ana e tij ofroi bashkëpunim të plotë në realizimin e këtij projekti sa interesant po aq edhe tërheqës për Fushë-Kosovën.