Kryetari Berisha priti një grup të qytetarëve të fshatit Henc të cilët shprehën disa nga kërkesat e tyre, në veçanti për problemin e ujërave të ndotura që vazhdojnë të vijnë në këtë fshatë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe nga disa biznese për rreth.
Shqetësime të këtyre qytetarëve ishin edhe disa rrugica të pa asfaltuara, pastaj uji i pijshëm, shtëpia pritëse etj. Nga ana e tij kryetari Berisha iu premtoi këtyre qytetarëve se shumë shpejt edhe me shkrim edhe personalisht do të kontaktoj zyrtarët e Aeroportit dhe do të bisedoj për këtë problem mjaft shqetësues, kurse sa ju përket kërkesave të tjera që u parashtruan do të ketë konsideratë dhe se në fillim të kë këtij viti do të investohet edhe në këtë fshat.