Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha me rastin e festës së Flamurit të komunitetit Ashkalive, ka pritur në takim përfaqësuesit e këtij komuniteti në përbërje z.Qazim Rrahmani Kryetar i PDAK-së, z.Qerim Gara Kryetar i Degës së PDAK-së në Fushë Kosovë me bashkëpunëtor.
Kryetari i PDAK-së z.Qazim Rrahmani e falënderoi Kryetarin Berisha për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme për komunitetin Ashkali.
Në fund të takimit, Kryetari Berisha tha se mbështetja ime do të vazhdoj duke kontribuar në stabilitetin e pozitës së këtij komuniteti në Komunën tonë, duke iu përgjigjur nevojave të tyre dhe përfshirjen e tyre sa më të mirë në shoqëri.