Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha ka pritur në takim Drejtorin e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Shqiponjat e Medvegjës” z. Selman Rexhepi.
Sfidat me të cilat përballen shqiptarët e kësaj ane, problemet dhe hallet e tyre ishin në fokus të kësaj bisede.
Drejtori i kësaj shoqate z.Rexhepi e falënderoi Kryetarin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme të shqiptarëve te Medvegjës.
Kryetari Berisha tha se mbështetja do të vazhdoj edhe në të ardhmen.