Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha ka pritur Kampionin, Enkel Hamiti, sportistë në Klubin e Karatesë “ Martial Arts Fushë-Kosova” dhe Trajnerët Fidair Berisha dhe Ideal Berisha.
Enkel Hamiti ishte pjesëmarrës në garat e Karatesë Poreq (Youth League), Kroaci, me ç’rast Enkeli mori titullin e “Kampionit në Kategorinë U14, +55”, pas gjashtë fitoreve me radhë.
Sportisti dhe Trajnerët e falënderuan Kryetarin për pritjen dhe dhuratën simbolike si dhe për punën e mirë që po e bën rreth sportit në Fushë-Kosovë.