Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Egjiptianëve, ka pritur përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të përbërë nga z. Veton Berisha, kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, z. Bashkim Krasniqi. , zëvendës kryesues i Kuvendit Komunal në Fushë-Kosovë, z.Suhad Ademi, Nënkryetar i Komunës së Fushë-Kosovës për komunitete me bashkëpunëtorë.
Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian e falënderuan Kryetarin Berisha për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme për komunitetin egjiptian.