Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha priti nxënësit e klasës V/3 nga Shkolla e Mesme e Ulët, “Daut Bogujevci” me Mësuesen e tyre, znj. Sebahate Sopjani.
Ky takim ishte në kuadër të Lëndës, Shoqëria dhe mjedisi, ku nxënësit kanë mësuar për pushtetin lokal, mënyra e zgjedhjes, këshillin drejtues dhe vendimet dhe kompetencat e Komunës dhe të Kryetarit.
Nxënësit patën rastin të marrin nga afër shumë informata e që shprehen shumë interesim, duke bërë pyetje dhe bashkëbiseduar me Kryetarin Berisha.
Nxënësit dhe Mësuesja e falënderuan Kryetarin për pritjen dhe për njohurit e dhëna për këtë temë mësimore të paraparë me planë program shkollorë dhe i dhuruan Kryetarit Berisha, xhubletën e trashëgimisë tonë kulturore të punuar nga vet nxënësit me materiale të ndryshme.
14