Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës z.Ali Ismaili priti sot në takim pune grupin avokues të grave për barazi gjinore, grupin e grave asambleiste si dhe zyrtaren për barazi gjinore, të Komunës së Fushë-Kosovës.
Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve për realizimin e javës për barazi gjinore që organizohet në kuadër të festave të marsit.
Takimi kishte karakter informative, dhe në ditët në vazhdim do të bëhet edhe një koordinim më i detajuar rreth organizimit të këtyre aktiviteteve nga grupi i grave, zyra për barazi gjinore dhe zyra e kuvendit komunal Fushë-Kosovë.