Organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot në ambientet e kësaj Ministrie u mbajt një takim për të shqyrtuar draft projektin e ‘Hartave Zonale’ mbështetur në ligjin e planifikimit hapësinor të Kosovës.
Komuna e Fushë-Kosovës është komuna e parë në nivel vendi që pas një pune njëvjeqare ka përgaditur dhe prezantuar këtë draft projekt pranë MMPH, Institutit për Planifikim, MI, MBZHR për pëlqim.
Kjo është hera e parë që kjo Ministri organizon një takim të tillë në këtë qështje, dhe gjatë takimit, puna e deritanishme për Hartën Zonale të Komunës së Fushë-Kosovës u vlerësua shumë nga përfaqësues të MMPH.