Komuna e Fushë Kosovës, në kuadër të angazhimit të saj për mbështetjen e iniciativave edukative dhe projekteve që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, ju fton të merrni pjesë në premierën e dokumentarit: “Ujërat e Kosovës – një dokumentar nxënësish mbi ndërgjegjësimin mbi ujërat e ëmbla”
Ky dokumentar është realizuar nga nxënësit e ShFMU “Mihal Grameno” – Aneksi 2, në kuadër të projektit “Waters of Kosovo”, dhe përfaqëson një shembull konkret të përfshirjes aktive të të rinjve në trajtimin e çështjeve mjedisore përmes edukimit dhe qasjes praktike.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projekteve të tilla, të cilat nxisin ndërgjegjësimin qytetar, edukimin mjedisor dhe angazhimin e gjeneratave të reja në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.
Data: 22 Prill 2026
Ora: 18:00
Vendi: Teatri “Faruk Begolli”, Kolegji AAB, Fushë Kosovë
Ky aktivitet organizohet në kuadër të Ditës së Tokës.
Ju mirëpresim!