Poeti nga Fushë-Kosova, Asllan ( LAN) Qyqalla, nga data 18 deri më 25 mars 2019, do të marrë pjesë në Kongresin e Unionit Botëror të Shkrimtarëve, me seli në Paris. Për këtë rast, poetit tonë Lan Qyqalla, i është përkthyer dhe botuar vepra letrare “Në hijen e muzës”, nga Shtëpia Botuese L`HARMATTAN në Paris. Po ashtu, tri poezi të tij do të botohen në Antologjinë Botërore Frankofone.
Këto libra do të promovohen në Paris, më 19 mars 2019, në ora 14:30, ku për vlerat e librit do të flasin profesor eminent të letërsisë frankofone si Daniel Leëers, Helen Staford, Nicole Barriere.
Poetit tonë i urojmë suksese të mëtejme!