Është bërë pastrimi i mbeturinave për gjatë trotuarit në “Magjistralen, Prishtinë-Pejë, M9” po ashtu në rrugën “Nënë Tereza” nga rreth-rrotullimi deri te semaforët e Interexit, është pastruar stadiumi i Qytetit në Fushë-Kosovë, varrezat e Qytetit të Fushë-Kosovës, ambientet e parkut rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë, “Kalaja” e Harilaqit dhe hapësirat tjera rreth tyre.
Apelojmë te qytetarët që të kujdesen për ambientin dhe të mos hedhin mbeturina vend e pa vend.
Bashkë mund të përkujdesemi për një ambient më të pastër!