Është bërë pastrimi dhe kositja e barishteve në varrezat e dëshmorëve në Qytetin e Fushë-Kosovës, në oborrin e Gjimnazit, “Hivzi Sulejmani”, oborrin e shkollës SHFMU “Selman Riza” dhe për gjatë trotuarit në rrugën “Naser Sekiraqa”.
Këto aktivitete janë në vazhdimësi dhe ekipet përgjegjëse do të jenë në terren në të gjitha vendbanimet dhe lokalitetet ku janë hapësirat publike.