Komuna e Fushë-Kosovës këtë vit ka ndarë një fond prej 300.000 euro, e nga i cili sot ka përfunduar faza e parë e projektit në vlerë prej 1.20.000 euro, ku përfshihen laptopë dhe pajisje të tjera përcjellëse.
Faza e dytë do të zbatohet këtë vit dhe është në fazat e procedurave të prokurimit.
Edhe për vitin e ardhshëm do të planifikohen investime të ngjashme për avancimin e arsimit në nivele më të larta teknologjike.