Ekipet e Shërbimeve Publike të Komunës së Fushë Kosovës janë në terren, ku po kryejnë pastrimin e rrugës së Llapit dhe tunelit në rrugën “Imer Sfarqa”.
Këto aktivitete janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe krijimin e një mjedisi më të pastër e më të sigurt për të gjithë qytetarët.