Komuna e Fushë Kosovës po ndërmerr masa të reja për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, së bashku me ekipet e punës, ka përcjellë nga afër procesin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së pikave të grumbullimit të mbeturinave.
Puna në terren po vazhdon me qëllim të sigurimit të një grumbullimi më të rregullt të mbeturinave, mirëmbajtjes së vazhdueshme të pikave dhe krijimit të një ambienti më të pastër për qytetarët.
Bashkë për një Fushë-Kosovë më të pastër dhe më të mirëmbajtur!