Më 17.07.2013 në fshatin Henc të Komunës së Fushë-Kosovës, u përurua pusi për ujë të pijes për banorët e këtij fshati, si dhe TS (Trafo Stacioni) për energji elektrike në afërsi të pusit, i cili do të furnizojë pompën zhytëse të ujit (e vendosur në pus) dhe njëherazi do të përmirësoj furnizimin me energji elektrike për banorët e fshatit Henc.
Këto projekte madhore, për përmirësimin sa më të mirë të shërbimeve dhe jetës së qytetarëve në përgjithësi, i ka financuar Komuna e Fushë-Kosovës me mjete vetanake.