Nisin punimet e projektit për rregullimin e parkingut dhe asfaltimin e rrugës “Tahir Zemaj”, afër objektit të ri të komunës.
Ky projekt përfshin rregullimin e parkingut për vetura, trotuarit si dhe shtegut për këmbësorë.
Komuna e Fushë-Kosovës është duke vazhduar me projekte të ngjashme në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshatra.